Vetura doli nga rruga

Vetura doli nga rruga

Një 27-vjeçar nga Burreli humbi jetën në një aksident rrugor në Fier të Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:40, në autostraden Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit “Buzmadh” ku mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin K.B, 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi E.H, 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe pasagjerja tjetër, shtetasja E.M, 21 vjeçe, banuese në Mat ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./oranews