Aksident trafiku, lëndohen 5 persona

Njëri nga të lënduarit është dërguar në spitalin e Prizrenit

Dje në rrugën “Westley Clark” në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku mes të dy automjeteve civile.

Në raportin e dërguar nga policia thuhet se përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Katër prej tyre pas tretmanit mjekësor janë liruar ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim të vazhdueshëm mjekësor./21Media

Back to top button