Aksident trafiku me fatalitet

Pasagjeri vdiq, shoferi u lëndua

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku, në rrugën “Patriark Pavle” në Graçanicë.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:20

“Është raportuar një aksident trafiku ku drejtuesi i automjetit mashkull Serb ka humbur kontrollin gjatë ngasjes dhe ka dalë jashtë rrugës, është përplasur në një beton”, ka bërë të ditur policia.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në spitalin e Graqanicës, ndërsa pasagjeri mashkull serb ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion./21Media

Back to top button