Aksident trafiku me fatalitet në Prishtinë

Viktima vdiq një ditë pas aksidentit

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në komunikacion në fshatin Lebanë të Prishtinës.

Viktima e cila ishte goditur me veturë më 2 janar, nuk arriti t’i përballojë plagëve, sipas policisë ai vdiq dje në QKUK.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar automjetin, dyshohet nga pakujdesia ka goditur këmbësorin (viktimën) mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim në QKUK-së dhe me datë 03.01.2019 ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndoshur 55 aksidente në komunikacion. 17 prej tyre me të lënduar dhe 38 të tjera më dëme materiale./21Media

Back to top button