Të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor

Të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor

Sot rreth orës 12:00, në rrugën rajonale Mitrovicë – Podujevë, saktësisht në fshatin Kaçandoll të Mitrovicës ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast janë lënduar disa persona.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshatjes së shpejtësisë.

“Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës drejtuesi humb kontrollin ndaj veturës dhe del nga rruga. Si pasojë lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe dy pasagjerët të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti./21Media