Aksident trafiku në Prishtinë, ka të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona”, ka thënë Ahmeti.
Tutje ajo bëri të ditur se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin./21Media

Back to top button