I riu nga Kosova vdiq në aksident trafiku

I riu nga Kosova vdiq në aksident trafiku

Një aksident tragjik ka ndodhur të martën në ora 20.40 në rrugën e qarkut midis Abensberg dhe Arnhofen në Gjermani.

I vdekur ka mbetur 22-vjeçari nga Kosova, futbollisti Amir Ademi.

Njoftimin e ka dhënë klubi shqiptar, FC Kosova Regensburg në rrjetin social Facebook.

“Të dashur vëllezer edhe motra e miq të nderuar. Me hidhërim edhe dhimbje te thellë ju lajmerojm se vëllau miku edhe i dashuri jonë, Amir Ademi ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme… Ngushëllime familjes edhe të gjithë miqëve edhe shokëve për këtë humbje të madhe. Amiri do të jetë gjithmonë në zemrat tona”, thuhet në njoftimin e tyre./21Media