Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Vorë-Tiranë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Vorë-Tiranë.

Policia bën me dije se një fugon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin  A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga  duke u përplasur me bordurën e rrugës.

“Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQU nën kujdesin mjekësor në gjendje kritike për jetën”,- njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./oranews