Atë duket se e kishte hutuar një zog

Atë duket se e kishte hutuar një zog

Një ndihmës-mësuese humbi jetën më 22 janar të këtij viti dhe është zbuluar se çfarë ka shkaktuar aksidentin tragjik.

20-vjeçarja Natalie Haywood ishte shpërqendruar nga një zog fazan dhe ishte përplasur me një pemë. Ajo ishte dërguar me urgjencë në spital, por nuk ia ka dalë të jetonte.

Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në Lincs, Angli, u zhvillua një hetim nga policia.

“Shkaku i vdekjes ishin lëndimet e shumta. Ajo ishte duke udhëtuar për në jug lindje në atë kohë. Mundësitë më të mëdha janë që një fazan ose kafshë tjetër i shkaktuan përqendrim”, tha hetuesi Mark Brown./oranews