Shpejtësia e lartë shkaktoi aksidentin

Shpejtësia e lartë shkaktoi aksidentin

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të premtje në Korçë ku si pasojë janë plagosur rëndë dy fëmijë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 10 në Korçë, në momentin që fëmijët kanë qenë duke kaluar rrugën.

Dy femijet konkretisht te moshës 11 dhe 12 vjeç janë transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës. Paraprakisht dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara.