I arrestuari ka humbur kontrollin mbi mjetin

I arrestuari ka humbur kontrollin mbi mjetin

Një ditë pas aksidentit tragjik në aksin rrugor Elbasan – Peqin, që i mori jetën katër personave, Policia e Shqipërisë ka arrestuar drejtuesin e mjetit në të cilën po udhëtonin viktimat.

Policia ka njoftuar se ka qenë makina tip “Seat” ku udhëtonin viktimat, e cila ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga korsia duke u përplasur edhe me dy mjetet e tjera.

36 vjeçari G.K akuzohet për ” shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme se në aksin rrugor Elbasan – Peqin, në fshatin Papër, shtetasi G. K., 36 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Seat”, si rezultat i lagështirës në rrugë ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë në korsinë tjetër të lëvizjes, ku është goditur nga mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin O. Sh., 39 vjeç,  banues në Tiranë dhe më pas ky mjet është goditur nga mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. R., 32 vjeç, banues në Fier” informon Policia.

Viktimat të gjitha gra janë J.K, 30 vjeçe, banuese në Tiranë, F.H, 68 vjeçe banuese në Cërrik, F. A 64 vjeçe,  banuese në Gramsh, L.H, 55 vjeç banuese në Cërrik,  si dhe mbeten të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve, shtetasit G. K., dhe O. Sh., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën./21Media