Kryetari i Gjilanit i thotë lamtumirë mikut të tij

Kryetari i Gjilanit i thotë lamtumirë mikut të tij

Në një aksident tragjik që ndodhi dje në qendër të qytetit të Gjilanit, humbi jetën një person dhe u lënduan 27 të tjerë.

Kreu i kësaj komune, Lutfi Haziri ia dha lamtumirën e fundit viktimës së kësaj tragjedie dhe njëherësh mikut të tij.

“Humanizmi, solidariteti dhe miqësia juaj, kulmoi me heroizëm dje, në mbrojtje të fëmijëve. Aksidenti tragjik njomi me gjakun Tuaj ditën e 7 marsit. Të falemnderit për gjithçka që bëre për Gjilanin. Lamtumire miku im!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij “Facebook”, duke shpërndarë një fotografi me personin që vdiq dje.

Mbrëmë në ora 20:00, me iniciativë të rinisë gjilanase,u ndezën qirinj tek furra “Qerimi”, pronë e të ndjerit Qerim Çoçaj, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij.

Aksidenti është shkaktuar nga një kamion transportues, ku janë përfshirë edhe disa vetura./21Media