Viktimat janë dërguar në spital

Viktimat janë dërguar në spital

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë.

Policia thotë se në aksident u përfshinë tre automjete.

“Konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Xh.B, 67 vjeç, banues në Kuçovë është përplasuar me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin A.A, 44 vjeç, banues në Moravë dhe me një mjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin I.Z, 60 vjeç, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për pasojë u dëmtuan shtetasit Xh.B, A.A, dhe nëna e tij shtetasja F.A, 70 vjeçe e cila ishte pasagjere.

Tre të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën./oranews