"Gishti im i vogël është bërë mumie"

“Gishti im i vogël është bërë mumie”

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, është aksidentuar në festën e “Halloween-it”, apo siç njihet te ne si “Nata e Shtrigave”.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetin social Instagram ku ka treguar se e ka lënduar gishtin e saj.

“Gishti im i vogël është bërë mumie për Halloween” ka shkruar Dafina sipër fotos.

Ndryshe, kujtojmë se “Told ya” është kënga e fundit nga Dafina e publikuar tre javë më parë./21Media