Hart pësoi lëndime të mëdha

Hart pësoi lëndime të mëdha

Komediani i njohur amerikan Kevin Hart është aksidentuar në Calabasas në Californi. Sipas një raporti të incidentit të Patrullës në Highway California të marrë nga CNN, në veturë me aktorin ishin edhe dy persona të tjerë.

Hart dhe shoferi, Jared Black, pësuan lëndime të mëdha në shpinë dhe u transportuan në spitalet e afërta për trajtim, ndërsa personi i tretë ka shpëtuar pa lëndime, thuhet në raport.

Black po ngiste ‘Plymouth Barracuda të 1970’ të Hart, kur ai humbi kontrollin e automjetit, teksa doli nga rruga dhe u rrokullis.

Zyrtarët e patrullës përcaktuan se Black nuk ishte nën ndikimin e alkoolit në kohën e përplasjes.

Hart bleu makinën e tipit ‘Plymouth’ në korrik si një dhuratë për ditëlindjen e 40-të të tij./21Media