Nuk dihet shkaktari i aksidentit

Nuk dihet shkaktari i aksidentit

Pak minuta më parë, për redaksinë e JOQ Albania u raportua një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit.

Nga pamjet e dërguara, shihej një automjet tip “Volvo” që kishte goditur në anën e pasme një automjet policie.

Burime ekskluzive për JOQ Albania bëjnë me dije se automjeti që është përfshirë në aksident është makina e liderit të Vetëvendosjes, kryeministrit të zgjedhur të Kosovës, Albin Kurtit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Kurti është transportuar me makinën e patrullës së policisë deri në Tiranë.

Nuk dihen ende se cili ka qenë shkaku i përplasjes që fatmirësisht ka kaluar pa të lënduar.