Detajet për këtë rast ende nuk janë bërë të ditura

Detajet për këtë rast ende nuk janë bërë të ditura

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e muzikës country. Këngëtarja e njohur, Kylie Rae Harris, 30 vjeçare ka humbur jetën në një aksident me makinë në New Mexico.

Edhe vajza 16-vjeçare, e cila po drejtonte automjetin tjetër ndërroi jetë.

Në aksidentin që ndodhi mbrëmë u përfshinë tre makina, por njëri shoferi ia mbathi.

Lajmin e ka konfirmuar themeluesi i kompanisë që e menaxhon atë, Alex Torres, i cili njoftoi se ajo ndërroi jetë të mërkurën mbrëma.

Të lënduar duhet të konfirmojmë që Kylie Rae Harris humbi jetën në një aksident me makinë mbrëmë“, njoftoi ai.

Ai shtoi se detaje të tjera rreth këtij rasti nuk janë bërë ende të ditura dhe kërkoi që të mbahet privatësia për familjen. /oranews