Nuk raportohet për të lënduar

Nuk raportohet për të lënduar

Një autobus pasagjerësh me targa të Kosovës është aksidentuar në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit në Shqipëri.

Raportohet se autobusi ka dalë nga rruga duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të autostradës.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh dhe trafik në qarkullim./oranews