Dhjetëra të lënduar

Dhjetëra të lënduar

Të paktën 23 njerëz kanë humbur jetën pasi një autobus u përplas në një shkëmb dhe ra në një greminë në Perunë juglindore.

Hetuesit kanë njoftuar se rreth 30 pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime pas aksidentit në qytetin malor të Cusco.

Autobusi po udhëtonte të martën herët para lindjes së diellit nga qyteti i pyjeve të Amazonës, Puerto Maldonado për në Cusco.

Autobusi u gjet me kokë poshtë në një greminë të thellë 300 metra në rrethin e Marcapata, transmeton rtv21.tv.

Autoritetet kanë bërë të ditur se shiu i dendur dhe terreni i thyer vështirësuan përpjekjet e shpëtimit.

Aksidentet në rrugët e Perusë janë të shpeshta për shkak të shirave, gjendjes së dobët të rrugëve, mungesës së sinjalizimit dhe kontrollit të dobët të autoriteteve.

Në vitin 2018, rreth 3 mijë e 245 njerëz vdiqën në aksidente trafiku në Peru./21Media