Aksidentohet për vdekje një 29 vjeçar
6 Tetor 2019
Shoferi shoqërohet në polici
Shoferi shoqërohet në polici
Një aksident me pasojë fatale është regjistruar në aksin Lezhë – Shëngjin në Shqipëri.
Mësohet se një 19-vjeçar ka aksidentuar për vdekje një një tropojan 29 vjeçar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
“Shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën”, ka informuar policia.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për ndriçimin e plotë të rrethanave të aksidentit./oranews