Goditet nga dy makina

Goditet nga dy makina

Një aksident komunikacioni ka ndodhur dje në udhëkryqin mes bulevardit “Aradhat Partizane” dhe “Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku një këmbësor ka marrë lëndime të rënda, raporton TV21.

Sipas dëshmitarëve, këmbësori ka qenë duke qëndruar në rrugë për të kaluar korsinë dhe papritur është goditur nga dy makina dhe më pas është përplasur në një shtyllë elektrike.

Jozyrtarisht gjithashtu mësohet se personi i lënduar nga aksidenti është në rrezik për jetë./21Media