Operacioni po vazhdon ende

Operacioni po vazhdon ende

18 persona  janë arrestuar në lokacione të ndryshme pas një hetimi disa mujor nga Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me drejtorinë e Hetimeve kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë.

Ndaj të arrestuarve A.F.,P.F.,M.F.,M.SH.,I.R., R.M.,N.M.,P.M., A.F.,B.A.,S.N.,A.H., K.P.,E.B.,K.D., B.J.,S.K.,F.U., është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Më kë rast janë sekuestruar sasi e madhe e armëve dhe municoneve:  37 revole, 8 armë gjuetie, 3 armë AK-47 , 2 armë gjysmë automatike, 7 armë të gjata, 1 pushkë ajrore, 18 karikator, pjesë të ndryshme të armëve (tyta të revoleve). 

Janë sekuestruar edhe  një sasi e madhe e fishekëve, rreth 9,000 copë të kalibrave të ndryshëm, po ashtu, janë sekuestruar të holla rreth 10.000 € si dhe dy (2) vetura.

Bëhet e ditur se operacioni është ende duke vazhduar./21Media