421 paketime me barna pa banderola

421 paketime me barna pa banderola

Dje në rajonin e Gjakovës është zhvilluar një aksion në bashkëpunim me inspektorët farmaceutik për kontrollimin e barnatoreve.

Sipas raportit 24 orësh të policisë në këtë aksion është bërë kontrolli i tri barnatoreve në Gjakovë ku janë gjetur dhe konfiskuar barna pa banderola.

Në një barnatore në rrugën “Mic Sokoli gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 67 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve.

Në një barantore tjetër në rrugën “Anton Çeta”, gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 244 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola.

Ndërsa, në barnatoren në rrugën “Konferenca e Bujanit”, po ashtu në janë gjetur dhe konfiskuar 110 paketime të llojeve të ndryshme të barnave.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt./21Media