Zyrtarët gjermanë kanë ndërmarrë aksion kundër 36 personave të dyshuar për përhapje për fjalimit të urrejtjes në internet

Zyrtarët gjermanë kanë ndërmarrë aksion kundër 36 personave të dyshuar për përhapje për fjalimit të urrejtjes në internet

Policia federale për kriminalistikë ka bastisur banesat e të dyshuarve dhe ka ndërmarrë “hapa të mëtejmë” të pa precizuara. Nuk ka informacione nëse dikush prej tyre është arrestuar.

Në kumtesën e policisë thuhet se fjalimet e urrejtjes kanë të bëjnë me idetë e së djathtës ekstreme, ekstremizmit anti-qeveritar, të majtës ekstreme dhe rasteve në të cilat njerëzit janë sulmuar për shkak të orientimit të tyre seksual.

Qeveria gjermane në prill miratoi ligjin për dënimin e rrjeteve shoqërore dhe faqeve tjera, nëse ato nuk largojnë me kohë publikimet që përmbajnë fjalime të urrejtjes.