Pjesëmarrës edhe kryetari i komunës dhe përfaqësues nga ministria

Pjesëmarrës edhe kryetari i komunës dhe përfaqësues nga ministria

Let’s Do It Kosova organizon sot aksion pastrimi në fshatin Lubovë të Istogut. Deponia që do të pastrohet gjendet buzë rrugës kryesore Vrelle-Banje, përkatësisht në afërsi të Kishës Ortodokse.

Sipas njoftimit, përveç vullnetarëve, aksionit do t’i bashkohet edhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Aksioni fillon nga ora 11:00.