Aksion për pastrimin e Liqenit të Badovcit

Pastrimi fillon nga ora 10:00

Grupi për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcitt sot do të zhvillojë aksion për pastrimin e liqenit.

“T’i bashkangjiteni aksionit të madh qytetar e vullnetar për pastrimin e liqenit të Badovcit, të dielën më datë 26 janar, në ora 10:00, me vend takim te kthesa e rrugës për te parku i arinjve në liqe te hapësira për parking (200 m para parkut te arrinjeve) , aty do t’ju presin organizatorët e aksionit”, thuhet në njoftim.

Kohët e fundit është bërë zhurmë pas lajmit për ndërtimin e kompleksit “Lakeside Gardens” në skaje të liqenit të Badovcit. Kështu duke kundërshtuar ndërtimet në atë zonë. Zyrtarë të institucioneve në anën tjetër kanë mohuar të kenë dhënë leje për këtë projekt./21Media

Back to top button