Aksion simbolik i Rinisë Demokratike të Kosovës

Bisimi: Ky aksion tregon të vërtetën rreth këtyre partive

Gjate kohës sa zhvillohej seanca për votimin e qeverisë së re, Rinia Demokratike të Kosovës zhvilloi një  aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilit  transmetoi një audio-incizim  ku dëgjoheshin deklarimet e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe anëtarëve të kësaj partie, kundër kryetarit  të LDK-së, Isa Mustafa.
Sipas përfaqësuesve të kësaj rinie, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK kanë thyer të gjitha parimet e tyre vetëm e vetëm për ta marrë pushtetin./21Media

Back to top button