Aksioni i Policisë te lokalet e ‘Lesnës’

Në polici janë shoqëruar katër të dyshuar

Mbrëmë zyrtarët policorë nga Stacioni Policor ‘Jugu ‘ Prishtinë, në lokacionin e njohur si ‘Lokalet e Lesnës’ kanë realizuar një operacion policor në zbatim të një urdhërese të gjykatës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Në këtë aksion janë sekuestruar një thikë, një revole, një shufër dhe një sasi substancë që dyshohet të jetë narkotike. Në polici janë shoqëruar katër të dyshuar për intervistim.

“Nën dyshimin për aktivitetet të paligjshme, janë kontrolluar katër biznese, konkretisht pesë lokale”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani./kallxo.com

Back to top button