Prokurori hap aktakuzë

Prokurori hap aktakuzë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, ka ngritur aktakuzë kundër 6 të pandehurve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin, nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës, shtytja në ndërprerjen e palejuar e shtatzënësisë dhe frikësimi gjatë procedurës penale.

Prokuroria njofton se i pandehuri Sh. Gj., akuzohet për shkak të veprave penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin, dhe veprën penale nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës.

I pandehuri V.V., akuzohet për shkak të veprave penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe shtytja në ndërprerjen e palejuar të shtatzënësisë.

I pandehuri G.H., akuzohet për shkak të veprave penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe frikësimi gjatë procedurës penale.

Ndërkaq, të pandehurit F.C., I.R., dhe H.H., akuzohen për shkak të veprës penale keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin, sipas Kodit Penal të Kosovës. Rasti është proceduar në gjykatë.