Dëmtohet buxheti i shtetit

Dëmtohet buxheti i shtetit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë –Departamenti Speciale, kundër dhjetë personave.

Të dyshuarit me inicialet Xh.S., B.S., A.N., G.K., J.B., F.B., F.B., H.B., D.S., dhe Q.I. dyshohen se gjatë periudhës kohore 03.10.2018 e deri më 09.02.2019, duke vepruar si grup i organizuar kriminal, i udhëhequr nga i pandehuri Xh. S., të pandehurit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Krim i organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, pasi që kanë transportuar qindra kilogramë marihuanë.

Prokuroria ka njoftuar se i pandehuri B.S., me qëllim që t’i shmanget pagesës së tatimeve apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, me paraqitjen e të dhënave të pavërtetuara duke zhvilluar aktivitetin e tij biznesore në cilësi të personit të autorizuar të biznesit, gjatë periudhës kohore 2014-2018, duke mos i përmbushur në tërësi detyrimet ligjore për dokumentin e shitjeve siç kërkohet me legjislacionin tatimore nga rrjedh se ka bërë shmangie nga tatimi duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumën prej 5.945.30 euro. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Po ashtu, edhe i pandehuri Q.I., me qëllim që t’i shmangen pagesës së tatimeve apo kontributeve të tjera që kërkohen me ligj, me paraqitjen e të dhënave të pavërtetuara duke zhvilluar aktivitetin e tij biznesor në cilësi të pronarit të firmës, gjatë periudhës kohore 2014-2018, duke mos i përmbushur në tërësi detyrimet ligjore, ashtu që gjatë aktiviteteve të tij është vërtetuar se të hyrat e deklaruara i ka pasur më të vogla se transaksionet bankare të realizuara nga rrjedh se ka bërë shmangie nga tatimi duke e dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës, në shumë prej 4.783.01 euro. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale “Shmangie nga tatimi”./21Media