Të pandehurit akuzohen për katër vepra penale

Të pandehurit akuzohen për katër vepra penale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë ndaj gjashtë të pandehurve për veprat penale: fajde dhe krim i organizuar.

Po ashtu të njëjtit kanë kryer edhe veprat penale bazë “detyrim” dhe veprën penale “organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, e paraparë dhe e sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës, bëhet e ditur në komunikatën e dërguar.

Prokuroria nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin./21Media