Aktakuzë ndaj një dadoje për keqtrajtim të dy fëmijëve

Nëna e fëmijëve në shtëpi kishte vendosur kamera sigurie

Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi aktakuzë ndaj një dadoje për vepër penale “pakujdesi dhe abuzim të fëmijës”.

Ajo në gjysmën e parë të nëntorit të vitit të kaluar ka qenë e angazhuar si dado e dy fëmijëve të moshës trevjeçare, por derisa prindërit kanë qenë në punë, ajo vazhdimisht u ka bërtitur fëmijëve, i ka ofenduar dhe i ka sulmuar fizikisht. Me qëllim që të mbrohen nga ajo, në momentin kur iu është afruar, fëmijët janë mbrojtur duke e mbuluar kokën me duar.

Nëna e fëmijëve në shtëpi kishte vendosur kamera sigurie dhe gjatë kontrollimit të tyre e ka vërejtur abuzimin. Prokurori publik ka parashtruar propozim për vazhdim të masës arrest shtëpie për shkak të rrezikut nga ikja apo mundësia që e akuzuara të vazhdojë ta kryejë veprën e njëjtë penale me fëmijë të tjerë./21Media

Back to top button