Aktakuzë ndaj një personi, i tha policit: Uniformën s’ki me vesh nëse unë jam gjallë

Pengoi policin në kryerjen e detyrë zyrtare

Prokuroria Themelore në ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili në gusht të vitit të kaluar kishte penguar një polic në detyrën e tij zyrtare.

Sipas aktakuzës, H.P., me datën 9 gusht të vitit 2019, rreth orës 13:50, në fshatin Zahaq të Pejës, derisa zyrtari policor S.K., ishte në kryerjen e detyrave zyrtare në një vend ngjarje për dëmtim të pronës, aty del i pandehuri H.P. dhe i drejtohet me fjalët “largohuni prej ktuhi se me bo me ta lidhë ni shuplakë e sheh kush jam unë dhe nuk e din me kënd ki punë dhe uniformën nuk ki me vesh nëse unë jam gjallë”, me pas i personi shoqërohet në stacionin policor.

Prokuroria Themelore e Pejës bën të ditur se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të të dyshuarin ta shpallë fajtor dhe t’a dënojë sipas ligjit për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”./21Media

Back to top button