Aktakuzë për falsifikim të parasë

Blente cigare me para të falsifikuara

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit L.H., për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Prokuroria njoftoi se i pandehuri më 20 mars 2019, në Mitrovicë ka vënë në qarkullim monedha metalike, të cilat edhe pse e ka ditur që janë të falsifikuara, i ka përdorur në një kioskë dhe në një market për të blerë cigare.

Të pandehurit, pas ndalimit nga policia, i janë konfiskuar po ashtu disa monedha tjera metalike, të cilat pas ekzaminimit kanë rezultuar të falsifikuara.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë që të pandehurin ta shpallë fajtorë për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit.

Back to top button