Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve

Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj E.Z për zgjedhjet e vitit 2014

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamentit për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarës E.Z. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve nga neni 214 të KP-ës.

Sipas aktakuzës, E.Z. më datë 08.06.2014, në kohë të pacaktuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, në cilësinë e personit zyrtar, kandidate për deputete nga një subjekt politik, kryen vepër të kundërligjshme me qëllim të ndikimit te votuesit në ushtrimin e të drejtës për të votuar në favor apo kundër një personi të caktuar.

Në atë mënyrë që në listën e kandidatëve për tu zgjedhur nga subjekti politik ku ishte kandiduar figuron emri i saj ndërsa fotografinë në afishet dhe bilbordet e ka vendosur të motrës së saj, e cila në atë kohë ishte nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare. Me këto veprime e akuzuara ka kryer veprën penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve nga neni 214 të KP-ës./21Media

Back to top button