Keqpërdori pasurinë publike me qëllim që të përfitoi

Keqpërdori pasurinë publike me qëllim që të përfitoi

Prokuroria Themelore në Prizren, respektivisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër H.H., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, i akuzuari në periudhën kohore janar të vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2016, në cilësinë e Drejtorit të Shërbimeve Publike pranë Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat e tij zyrtare duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që të përfitoi çfarëdo dobie për persona tjerë juridik TV Opinion dhe TV Besa, duke mos e përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj.

Në atë mënyrë, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive si dhe Rregulloren e Thesarit, lidh kontrata për emitimin e spoteve reklamuese për nevojat e Drejtorisë Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit, ku vlera totale e kontratave me TV Opinion dhe TV Besa arrin shumën 7 mijë euro. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cilat i vihet në barrë”, thuhet në komunikatën./21Media