Aktakuzë për ofrim të vilave për prostitucion

Ndaj 2 personave janë ngritur aktakuza

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve për veprën penale të ofrimit të lokaleve për prostitucion.

Sipas aktakuzës, të pandehurit A.H. dhe V.Z. nga muaji shkurt 2017 e deri më 17 mars 2017, në bashkëveprim, si bashkëpronar ofrojnë vilat e tyre në Pejë, dëshmitares K.B. për qëllime të prostitucionit, ashtu që kjo e fundit, në vilat e të lartcekurve kryente marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm, të cilët përpos që paguanin për shërbimet seksuale paguanin edhe të pandehurit për shfrytëzimin e vilave, shkruan Kallxo.com.

Prokuroria pretendon se të pandehurit me këto veprime, duke ofruar vilat e tyre dëshmitares K.B. për prostitucion, kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar sikur më lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtoj dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në barrë.

Back to top button