Rrahje që ndikoi edhe në ndërprerjen e procesit të votimit

Rrahje që ndikoi edhe në ndërprerjen e procesit të votimit

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër tre të pandehurve A.B., I.B., dhe D.B., në drejtim të veprave penale “Pengim i procesit të votimit”, dhe “Lëndim i lehtë trupor“.

Prokuroria njofton se të pandehurit, në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 6 tetor në shkollën e mesme të ulët të fshatit Kçiq i Madh të Mitrovicës, kanë vepruar në bashkëkryerje me përdorim të forcës ndaj F.K., zyrtar i tavolinës ndihmëse i emëruar nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Republikës së Kosovës. Të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht të dëmtuarin F.K, me ç’rast kanë penguar procesin e votimit, i cili ka rezultuar me ndërprerje të procesit të votimit.

Me këto veprime tre të pandehurit A.B., I.B., dhe D.B., kanë kryer veprën penale “Pengim i procesit të votimit”.

Po ashtu, të pandehurit kanë goditur të dëmtuarin F.K., me grushte në kokë, qafë dhe fytyrë, duke rezultuar me ndrydhje të indeve të buta të regjionit pas veshit të majtë, qafës dhe gërvishtje pas veshit të majtë.