Prokurori kërkon që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet

Prokurori kërkon që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka ngritur aktakuzë kundër F.J., i cili ka ngacmuar seksualisht 13 vjeçarin E.K nën Urën e Gurit.

Rasti kishte ndodhur një muaj më parë, më 24.08.2019 në rrugën “Remzi Ademaj”, nën “Urën e Gurit” në Prizren. I pandehuri për ta joshur të miturin e kishte thirrur që t’ia blejë një pije dhe pasi ia blenë pijen, kërkoi që të shkojnë nën urë duke i thënë se aty është më freskët. Aty ia kishte zhveshur pantallonat dhe e kishte prekur me qëllim seksual.

Me këto veprime, sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri F.J., ka përmbushur elementet e veprës penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Përndryshe, i pandehuri gjendet në paraburgim nga data 27.08.2019./21Media