I pandehuri është nxënë në Turqi dhe është kthyer për në Kosovë

I pandehuri është nxënë në Turqi dhe është kthyer për në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.D, për veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht”, jashtë territorit të Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.D., më 26.05.2017, me vullnet dhe vetëdije të plotë është nisur që të udhëtoj për në Siri, me qëllim që t’i bashkohet Organizatave Ushtarake në Siri.

Pas shkuarjes së tij në Turqi, autoritetet e Kosovës kanë bërë kërkesë për kthimin e tij në Kosovë. I pandehuri R.Dështë nxënë në Turqi dhe është kthyer për në Kosovë.