Të pandehurit kanë kryer veprën penale

Të pandehurit kanë kryer veprën penale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, për rastin e shenjëstruar kundër të pandehurve, M.A., M.M., M.S., S.R. dhe A.B për veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja e pa autorizuar e narkotikëve dhe substancave psiko – tropike dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 të KPRK-së.

“Sipas aktakuzës, të pandehurit M.A., M.M., M.S., S.R. dhe A.B., me dashje dhe në dijeni kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të një grupi të organizuar në të cilën ka marrë pjesë edhe i pandehuri L.Z., i cili gjendet në arrati”, thuhet në komunikatën e Prokurorisw së shtetit.

Të pandehurit në territorin e Kosovës, gjatë vitit 2017, kanë pranuar të formojnë një grup të personave, me qëllim që t’i sjellin vetës përfitime në pasuri të cilët janë marrë me blerjen, transportin dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve të llojit marihuanë, për në shtetet e ndryshme të Evropës.

Në komunikatë thuhet se të pandehurit, me këto veprime kanë kryer veprën penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja e pa autorizuar e narkotikëve dhe substancave psiko –tropike dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 të KPRK-së./21Media