Aktakuzë për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria ka kërkuar që ta shpallë fajtor të pandehurin

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.A.

Sipas një komunikate për media të Prokurorisë bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 22 shtator 2018, në fshatin Beguncë, komuna e Vitisë, i pandehuri ka tentuar t’a privojë nga jeta të dëmtuarin F.S., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje në komunikacion, i pandehuri fillimisht e godet me grushte të dëmtuarin, pastaj ka shtënë me armë zjarri 4 herë në drejtim të tij, me ç’rast dy plumba bien në xhamin e parë të veturës por nuk depërtojnë te i dëmtuari dhe pas kësaj i njëjti me shpejtësi është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Me ketë veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’ nga neni 178 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjithashtu, i pandehuri ka mbajtë në pronësi, kontrollë dhe posedim, pa autorizim dhe leje përkatëse armë zjarri dhe një karikator, të cilat edhe i’u janë konfiskuar, me ç’rast ka kryer edhe veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së. Prokuroria, ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin t’a shpallë fajtor për këto vepra penale dhe t’i shqiptojë sanksion penal, me të cilin do të arrihej qëllimi i dënimit.”, bëhet e ditur në komunikatë./21Media

Back to top button