Prokurori i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor

Prokurori i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj tri personave, që sipas tyre, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit nga pakujdesia kanë shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve e që ka rezultuar me vdekjen e dy personave në Autostradën “Ibrahim Rugova” tek ura, në afërsi të fshatit Sllapuzhan, më datë 29.06.2019.

Të pandehurit, si vozitës dhe punëtorë të kompanisë “Sharr Travel”, ndalin autobusët në vendin kritik, për të bërë shkëmbimin e telefonave mobil dhe disa lista të udhëtarëve. Fillimisht ndalet i pandehuri Sh.S., i cili ishte nisur nga Prishtina në drejtim të Shqipërisë, kurse i pandehuri B.B., ndalet nga ana e kundërt. I pari  nga autobusi i të pandehurit Sh.S., del i ndjeri G.G., për ta trupuar trasenë, ku bie poshtë. Në ndërkohë, vije me autobus nga kahja e njëjtë i pandehuri M.M., ku nga autobusi del i ndjeri A.B., ku bie poshtë urës në hapësirën e pa mbuluar në mes të dy kahjeve që ndajnë autostradën. Me këto veprime, të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 të KPR-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në barrë, njofton tutje Gjykata./21Media