Aktivistët e VV-së nuk lirohen për fushatë

Lajmin e ka bërë të ditur njëri prej të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse që katër aktivistëve të Vetëvendosjes, të cilët janë kandidatë për deputetë t`iu hiqet masa e arrestit shtëpiak gjatë fushatës zgjedhore.

Lajmin e ka bërë të ditur njëri prej të akuzuarve, Frashër Krasniqi, me anë të një postimi në Facebook.

“Sot gjykata paska refuzuar kërkesën tonë që të lirohemi së paku gjatë fushatës elektorale për të zhvilluar lirshëm aktivitetin tonë si kandidatë për deputetë. Por derisa gjykatat e kapura po na mbajnë nën arrest me montime, qytetarët po bëjnë fushatë për ne sepse besojnë në pafajësinë tonë. Vota e tyre do të jetë dëshmi për këtë. Populli dhe historia janë gjykuesit më të rëndësishëm”, ka shkruar Krasniqi.

Egzon Haliti, Adea Batusha, Atdhe Arifi si dhe Frashër Krasniqi, akuzohen për  sulmin ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës gjatë vitit të kaluar./21Media

Back to top button