‘Tani flas në gjithë botën"

‘Tani flas në gjithë botën”

Si aktivistja 16 vjeçare Greta Thunberg i bëri të gjithë ta dëgjojnë?

Kjo adoleshente është themeluesja e lëvizjes Youth Strike for Climate (Greva e Rinisë për Klimën), që filloi në gusht 2018, kur e la shkollën në mënyrë që të protestonte për më shumë masa për ndryshimin klimatik.

Që prej atëherë, veprimet e Thunberg-ut kanë qenë një pikënisje për një lëvizje ndërkombëtare, me gjimnazistë e studentë nga e gjithë bota që kanë dalë në grevë për të rritur vëmendjen ndaj masave që duhen marrë për ndryshimin klimatik.

Tani, tre deputetë norvegjezë e kanë nominuar aktivisten për Çmimin Nobel të Paqes./21Media