Aktivitet i përbashkët i Policisë me KFOR-in

Është dorëzuar donacioni i disa lodrave për nxënës të Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë’

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë në bashkëpunim me KFOR-in, Brigada Lindore Multinacionale, në partneritet me OJQ “Spirit of America” sot ka zhvilluar aktivitet të përbashkët në dorëzimin e donacionit të disa lodrave për nxënës të Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Nëna Terezë’’ në Mitrovicë.

“Në këtë aktivitet të përbashkët pjesëmarrës ishin një numër i konsiderueshëm i KFOR-it-Brigada Lindore Multinacional, drejtori Rajonal i Policisë me stafin, kryetari i Komunës së Mitrovicës, media, personeli i Qendrës Burimore ‘Nëna Terezë’, nxënës të kësaj qendre si dhe familjarët e tyre”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.

Aktiviteti u zhvillua në hapësirat e shkollës, ku përveç fjalimeve inkurajuese si mbështetje të këtyre nxënësve, nga KFOR-i, iu dhuruan dhurata/lodra të ndryshme për zhvillimin e aktiviteteve të tyre të përditshme. Ndërsa nga ana personelit dhe nxënësve të kësaj shkolle u prezantua një aktivitet kulturo- artistik, me motive të partneritetit dhe respektit ndërinstitucional.

“Në fjalën përshëndetëse drejtori Rajonal Afërdita Mikullovci, para të pranishmëve pasqyroi gatishmërinë për të vazhduar me aktivitete të përbashkëta në frymën e respektit, barazisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë”./21Media

Back to top button