5 vjet që nga vdekja e Paul Walker

5 vjet që nga vdekja e Paul Walker

Tyrese Gibson dhe aktorët e tjerë të filmit, “Fast & Furious” kanë kujtuar kolegun e tyre, aktorin Paul Walker në 5 vjetorin e vdekjes së tij.

Walker kishte vdekur në një aksident me makinë, në Valencia të Kalifornisë më 30 nëntor të vitit 2013.

Aktori ishte 40 vjeçar kur u nda nga jeta, i cili la pas familjen dhe vajzën, Meadow Walker, e cila tashmë është 20 vjeçare.

Në përvjetorin e vdekjes së tij, kolegët dhe miqtë e aktorit e kanë kujtuar atë përmes rrjetit social, Instagram.

Me fjalë shumë emocionuese aktori, Tyrese Gibson kujton mikun e tij të ngushtë, shkruan rtv21.tv

“Sot 5 vjet më parë të gjithë ne u zgjuam nga një ankth… Më besoni që është ende shumë e vërtetë për të gjithë ne që e njohëm personalisht… Diçka që do të mund të na bënte të buzëqeshim sot.. Dokumentari ‘Unë jam Paul Walker” sot është lansuar në iTunes… Ju lutem vazhdoni të luteni për familjen Walker dhe veçanërisht për vajzën e tij, Meadow Walker e cila është njëra ndër engjëjt më të fortë që njoh.”, ka shkruar aktori që ishte edhe miku i ngushtë i Paulit mbi një video të postuar.

Edhe aktorët Vin Diesel dhe Jordana Brewster kujtuan aktorin me imazhe të postuara në rrjetin social, Instagram.

Diesel shkroi “Gjithmonë” në foton e publikuar, ndërsa Brewster “5 vjet pa ty. Më mungon. Të dua”, shkroi aktorja në fotografi./21Media

 

View this post on Instagram

 

Always…

A post shared by Vin Diesel (@vindiesel) on

 

View this post on Instagram

 

5 years without you today. I miss you. I love you.

A post shared by jordanabrewster (@jordanabrewster) on