Aktorët e famshëm turq në Kosovë

Aktorët e famshëm turq në Kosovë

Aktorët e njohur turq, Semra Dinçer dhe Kazim Caraman sonte ishin të ftuar në emisionin “21 Gradë” të RTV21, të cilët folën për gjëra të ndryshme nga jeta e tyre.

Lidhur me vizitën e tyre në Kosovë, aktorja e njohur nga seriali “Nusja nga Stambolli”, Semra Dinçer u shpreh se Kosova i është dukur si vend shumë i njohur, si nga kultura, por edhe nga ushqimi. Ajo theksoi se Kosovën e sheh si një provincë të Turqisë, shkruan rtv21.tv

Ndërsa, aktori i njohur nga seriali tjetër turk, “Lugina e Ujqve”, Kazim Caraman u shpreh se kur ka jetuar në Zvicër i kanë thënë se është gjysmë kosovar. Ai në RTV21 u shpreh se Kosovën e ka atdhe të dytë dhe se nuk e ndjen veten në vend të huaj.

Në fund të emisionit aktorët e njohur e bënë shqiponjën dykrenare.

Ekipi i serialit shumë të shikuar, “Nusja nga Stambolli”, më 15 gusht ka arritur në Kosovë./21Media