Nuk u realizua premtimi për rritje pagash

Nuk u realizua premtimi për rritje pagash

E artistët, 1 maji i gjen në grevë. Trupa rezidente e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka zgjedhur ditën e punëtorëve, për tu rikthyer në grevë. Mos realizimi i premtimit për rritje pagash, i ka shtyrë aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës për t’u rikthyer në bojkot të punës në këtë institucion.

Greva e filluar sot nga aktorët, do të zgjasë deri në momentin kur kërkesat e tyre të zbatohen./21Media