Këta aktorë shtojnë diçka të veçantë në rikrijime

Loading...

Këta aktorë shtojnë diçka të veçantë në rikrijime

Është kënaqësi kur i sheh aktorët e preferuar vite më vonë, e sidomos kur kthehen në filmat të cilët secili prej jush i ka dashur. Por siç duket edhe drejtorëve të filmave iu pëlqejnë paraqitjet e tyre aq sa juve, dhe po ashtu këta aktorë shtojnë diçka të veçantë në rikrijimet – e sidomos kur ka ndërlidhje me versionin origjinal.

Ricki Lake (Hairspray), 1988-2007

Ricki Lake, e cila luajti rolin kryesor të Tracyt në Hairspray të vitit 1988, u paraqit në fund të vitit 2007 në shou-in e fundit. Ndoshta ajo mund të ketë ndryshuar, por flokët e saj janë të njëjta.

Jerry Stiller (Hairspray), 1988-2007

Jerry Stiller e luajti rolin e babait të Tracyt, në filmin e vitit 1988 dhe u kthye prapë në vitin 2007 si Mr.Pinky, pronar i një butiku të veshjeve për femra. Ai deshi që Tracy të jetë zëdhënësja e tij. Siç duket, ai është i vetmi që nuk ka ndryshuar gjatë këtyre 19 vjetëve.

Bill Murray (Ghostbusters), 1984-2016

Murray e luajti një nga rolet kryesore, Dr.Peter Venkman, në filmin origjinal Ghostbusters (1984). Përderisa në filmin e vitit 1984 luftonte fantazmat, në vitin 2016 ai paraqitet si një skeptik supernatyral që synon të demaskojë ndjekësit e fantazmave, shkruan rtv21.tv

Dan Aykroyd (Ghostbusters), 1984-2016

Një aktor tjetër nga filmi Ghostbusters që u paraqit edhe në xhirimet e reja është Dan Aykroyd. Nga Raymond Stants, ai u transformua në një shofer të taksive, dhe ende është qesharak.

Annie Potts (Janine) si recepcioniste:

Annie Potts, që ishte sekretaresha në film, u kthye në vitin 2016 si një recepsioniste e një hoteli që u përgjigj në telefonata me sharmin e filmit të parë dhe ripërsërit fjalinë e saj “Wadda ya want”, nga filmi origjinal.

Përveç këtyre aktorëve që ua rrëmbyen zemrat me paraqitjet e tyre, ka edhe shumë të tjerë, të cilët mishërojnë karakteret e filmave./21Media